Lajme

Gërvalla i përgjigjet Borrellit: Arrestimi është bërë sipas ligjit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se arrestimi i djeshëm në veri është bërë sipas ligjit, duke iu përgjigjur deklaratës së përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, që i quajti si “arrestime të paligjshme”.

Të premten, Borrelli u shpreh “shumë i alarmuar” për “arrestimet e jashtëligjshme të serbëve të Kosovës” dhe “marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut”. Ai deklaroi se “nuk do të tolerojnë” përshkallëzim të mëtejmë të situatës.

Lexo më shumë  Emergjencë kombëtare në portin e Durrësit! Operatorët ekonomikë listojnë dështimet e APD-së

Por Gërvalla e ka vënë në pikëpyetje nëse Borrelli po kërkon mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n. Ministrja e Jashtme thotë se Policia ka provat të qartë se personi i arrestuar dje ka sulmuar NATO-n më 29 maj.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës kështu që nuk ka asgjë jashtëligjshme”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Lexo më shumë  Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve

Rruga Press

YouTube player