Bota

Wagner: Rusia së shpejti do të ketë president të ri/ Luftë civile në Rusi?

Grupi Wagner ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin bëri zgjedhjen e gabuar dhe së shpejti Rusia do të ketë një ‘president të ri’.

Grupi i mercenarëve i është përgjigjur deklaratave të Putinit, i cili pa përmendur emrat e Wagnerit apo liderit Prigozhin, i konsiderojë akt tradhtie zhvillimet e fundit në një adresim drejtuar popullit rus mëngjesin e së shtunës. 

Grupi Wagner ka thënë se ka marrë kontrollin e qytetit të Rostovit dhe bazën ushtarake në Voronezh. Ata janë të pakënaqur me udhëheqjen ushtarake ruse, të cilën e kanë akuzuar për dështim në pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player