Lajme

Shefi i policisë rrugore në Kroaci: Është një nga aksidentet më të rëndë që kam parë

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus nga Kosova. Ndërkaq, 45 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, sipas policisë kroate.

Shefi i policisë së trafikut në stacionin policor, Slavonski Brod, Franjo Galić ka treguar se aksidenti i sotëm ka qenë ndër aksidentet më të rënda që ka parë.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i vështirë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus.”, ka thënë Galic, shkruan jutarnji.hr.

Përveç policisë, në vendin e aksidentit janë edhe pjesëtarët e ekipit të zjarrfikësve. Sipas Galic, nuk ka informacione se sa rëndë u lënduan të aksidentuarit.

Lidhur me rastin, kanë reaguar krerët e institucioneve në Kroaci dhe Kosovë, të cilët kanë ngushëlluar familjarët e viktimave./21Media

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *