Lajme

MPJD: Qeveria është e angazhuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se deri në orën 11:30, bazuar në komunikimin me autoritetet kroate, nga aksidenti i trafikut në Slavonski Brod kanë humbur jetën 10 bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë me lëndime më të rënda.

MPJD-ja ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona,bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda. MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike. Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme. MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve. Gjatë ditës së sotme Ministrja e Punëve të Jashtme znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat Gordan Grlić Radman. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve”, thuhet nga MPJD-ja./Koha

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *