Bota

SHBA vret liderin e ISIS, aksioni u krye nën direktivën e presidentit Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë sot se një sulm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Sirinë veriperëndimore, ka vrarë liderin e lartë të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

“Mbrëmë në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së në veriperëndim të Sirisë ndërmorën me sukses një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, tha Biden.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

“Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – udhëheqësin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurt nga operacioni’’, ka deklaruar Biden.

Rruga Press

YouTube player