Bota

Sulme kibernetike në terminalet e naftës në Evropën Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit një seri sulmesh kibernetike janë regjistruar në disa terminale të naftës në Evropën Veriore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 6 terminale nafte në portet detare të Antwerp, Gent, Terneuzen dhe Amsterdam janë goditur nga një sulm kibernetik.

Sabotimi i qëllimshëm i tregtisë evropiane të naftës filloi më 29 janar me sulme kibernetike kundër njëmbëdhjetë qendrave të tankeve të naftës në Gjermani, një nga furnizuesit kryesorë që furnizon Shell.

Lexo më shumë  Hyrja e dronit në Lituani, Von der Leyen: Incidenti kërcënon të gjithë Unionin, Rusia dhe Bjellorusia përgjegjëse

Ndërkohë autoritetet belge, holandeze dhe gjermane kanë hapur disa hetime për të identifikuar personat përgjegjës për sulmet.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Në hetim dy austriakë të dyshuar për pjesëmarrje në “turizmin e snajperistëve” në Sarajevë