ShBA – Tregu i punës në nivele rekordi pozitiv prej 5 dekadash
Formularet javore të papunësisë në Amerikë në nivelin më të ulët që nga viti 1969.
Numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e statusit të papunësisë javën e kaluar ra në nivelin më të ulët të 52 viteve të fundit, pasi tregu i punës në SHBA vazhdon të tregojë forcë në mjedisin e kostove në rritje dhe të një pandemie në vazhdimësi.
Kërkesat e papunësisë ranë me 28,000 aplikime, pra në 187,000 gjithsejt për javën që për fundoi, më 19 mars; shifra më e ulët që nga shtatori i vitit 1969, raportoi të enjten Departamenti i Punës. Aplikimet për herë të parë për ndihmë për papunësinë në përgjithësi ndjekiin dhe tejkalojnë ritmin e pushimeve nga puna.
Departamenti i Punës raportoi se mesatarja e ndryshueshme e katër javëve ra në 211,750 nga 223,250 në janvën e kaluar.
Në total, 1,350,000 amerikanë përfituan ndihma për papunësinë javën që përfundoi më 12 mars, një tjetër nivel i ulët në pesë dekada.
Në fillim të këtij muaji, qeveria raportoi se punëdhënësit shtuan 678,000 vende pune në shkurt, totali më i madh mujor që nga korriku. Shkalla e papunësisë ra në 3.8%, nga 4% në janar, duke zgjeruar një rënie të mprehtë të papunësisë në nivelin e saj më të ulët që para shpërthimit të pandemisë dy vjet më parë.
Bizneset amerikane shënuan një nivel gati rekord të vendeve të hapura të punës në janar – 11.3 milionë – një prirje ka ndihmuar në pagat e punëtorëve dhe ka shtuar presionet inflacioniste.
Rezerva Federale filloi një përpjekje me rrezik të lartë javën e kaluar për të zbutur inflacionin më të keq që nga fillimi i viteve 1980, duke rritur normën e saj bazë të interesit afatshkurtër dhe duke sinjalizuar deri në gjashtë rritje shtesë të normës këtë vit.
Rritja e Fed-it me çerek pike në normën e saj bazë, të cilën ajo e kishte vendosur afër zeros që nga recesioni pandemik që goditi dy vjet më parë, shënon fillimin e përpjekjeve të saj për të frenuar inflacionin e lartë që pasoi rimëkëmbjen nga recesioni. Rritja e normave do të nënkuptojë përfundimisht norma më të larta kredie për shumë konsumatorë dhe biznese.
Politikëbërësit e bankës qendrore kanë parashikuar se inflacioni do të mbetet i lartë, duke përfunduar vitin 2022 në 4.3%.
Në fillim të këtij muaji, qeveria raportoi se inflacioni i konsumatorit u rrit me 7.9% gjatë vitit të kaluar, rritja më e mprehtë që nga viti 1982.
Rruga Press