Bota

SHBA thirrje Ukrainës: Ndaloni ofensivën, shfrytëzojeni arsenalin e armëve për mbrojtje

SHBA i ka bërë thirrje Ukrainës që “të mos vazhdojnë ofensivën e saj në këto momente ndaj Rusisë, deri në mbërritjen e arsenalëve të reja të armëve” dhe përfundimit të marrëveshjes me Gjermaninë që do t’i siguronte Kievit tanke.

Deklaratat janë bërë nga zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden, i cili duke folur për mediat në kushte e anonimitetit,  ka shtuar se SHBA nuk dëshiron që tani t’i ofrojë Ukrainës tanke Abrams, pa gjetur një gjuhë të përbashkët me Gjermaninë.

Lexo më shumë  Fëmijët palestinezë protestojnë, kërkojnë të drejtën për arsimim

Nga ana tjetër, presidenti Joe Biden, që ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke shtuar se Kievi do të marrë të gjithë ndihmën e nevojshme për të përballuar agresionin rus.

Bisedimet e SHBA-së me Ukrainën lidhur me çdo kundërofensivë kanë qenë në kontekstin që ukrainasit të stërviten fillimisht për armët që do të marrin nga SHBA-ja dhe më pas t’iu mundësohet furnizimi.

Lexo më shumë  Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Kjo për shkak se armët janë të një modeli të avancuar dhe kërkojnë shumë komponentë për mirëmbajtjen e tyre, të cilët nuk mund të sigurohen në kushtet në të cilat ndodhet Ukraina.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *