Lajme

Moti i keq/ Bllokohet “Rruga e Arbrit”, krijohet radhë e gjatë automjetesh

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të vështirë sidomos në veri të vendit. Mësohet se si pasojë e motit të keq janë bllokuar Rruga e Arbrit dhe by pass-i në qafën e Murrizit.

Raportohet gjithashtu se është krijuar radhë e gjatë automjetesh të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës pothuajse në pjesën më të madhe të vendit ka krijuar jo pak probleme në disa akse rrugore, kryesisht në Shkodër, Lezhë, Kukës e Gjirokastër ku janë regjistruar dhe rrëshqitje dherash. Policia rrugore i bënë apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm lidhur me shpejtësinë, njëkohësisht dhe respektimin e rregullave të qarkullimit  rrugor.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

Në qarkun e Shkodrës, akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm. Rreth 1120 hektarë tokë janw përmbytur.

Sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukës dhe Shkodër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *