Lajme

SHBA shpall non-grata kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko

Departament amerikan i Shtetit ka shpalli sot non-grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës raporton se Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Veprimi i sotëm -thuhet më tej- dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit.

“Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

https://www.state.gov/designation-of-ramiz-merko-north-macedonia-for-significant-corruption/?fbclid=IwAR3uDB2lh_tin1Ij0ppB_suSnFm8b45Y8lAcLkHYiqVXkG4e2aSroyLf9tI

Rruga Press

YouTube player