Bota

SHBA-Kinë drejt përplasjes, Blinken: Pekini po përshpejton planet e pushtimit të Tajvanit

Pak kohë pasi Bideni paralajmëroi Kinën për pushtimin e Tajvanit, Pekini në Kongresin e Partisë Komuniste duket se po e përshkallëzon situatën. Sekretari Blinken dyshon se Kina po përshpejton pushtimin e ishullit.

Deklarata e Kinës në lidhje me marrjen e Tajvanit gjatë Kongresit të Partisë Komuniste në Pekin kanë shqetësuar Uashingtonin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se Kina ka vendosur që situata aktuale mes Pekinit dhe Tajvanit të mos jetë më e pranueshme.

“Kina është duke përshpejtuar planet për bashkimin e vendit me ishullin e Tajvanit,” tha ai.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Në një fjalim të mbajtur të dielën në Kongresin e Partisë Komuniste kineze, presidenti kinez, Xi Jinping nuk e përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës për marrjen e Tajvanit edhe pse pretendoi se Pekini do të vazhdonte përpjekjet për bashkim paqësor me ishullin.

Kina e konsideron Tajvanin – ishull që vetëqeveriset – si pjesë e territorit të saj.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin, në rast të ndonjë sulmi kinez.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Edhe Blinken ka thënë se SHBA-ja do të mbështesë kapacitetet e ishullit për të mbrojtur veten.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur në muajt e fundit, sidomos pas një vizite në Taipei të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Kina, më pas, ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së Pelosit.

Tajvani i ka dënuar veprimet e Kinës dhe ka nisur një kundër stërvitje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *