Bota

Kryeqyteti rus i jep fund mobilizimit për luftë në Ukrainë

Zyrat e ushtrisë do të mbyllen në Moskë nga e hëna pasi kuotat e Kremlinit për rekrutimin e rezervistëve për të luftuar në Ukrainë janë përmbushur në kryeqytet, njoftoi kryebashkiaku i qytetit Sergei Sobyanin.

“Pikat e grumbullimit për personat e mobilizuar do të mbyllen më 17 tetor 2022, në orën 14:00”, ka thënë Sobyanin në faqen e tij të internetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “detyra e mobilizimit të pjesshëm” – e shpallur pak më shumë se një muaj më parë – ishte “përfunduar plotësisht” në qytet.

Lexo më shumë  Prodhim masiv në Gjermani – dronët e rinj për ukrainasit do të arrijnë deri në 1500 km

Sobyanin tha se letrat e thirrjes të dërguara në Moskë nuk ishin më të vlefshme. Megjithatë, ai nuk ka treguar se sa burra të Moskës ishin thirrur.

Njoftimi i kryebashkiakut erdhi tri ditë pasi presidenti Vladimir Putin premtoi se do të përfundonte lëvizjen e tij të mobilizimit “brenda dy javësh”.

Udhëheqësi rus tha se 222,000 njerëz nga një objektiv prej 300,000 ishin tashmë të mobilizuar.

Lexo më shumë  Finlanda zhvillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

E shpallur më 21 shtator, thirrja e Putinit çoi në një eksod të madh të rusëve në vendet fqinje.

Kështu, Moska, e cila tradicionalisht prodhon shumë më pak ushtarë sesa rajonet më të varfra dhe të largëta të Rusisë, është e para që i dha fund mobilizimit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *