Bota

SHBA-ja do të dërgojë automjetin ushtarak që nuk është parë më parë në luftën e Ukrainës

SHBA-ja ka konfirmuar ndihmën e re ushtarake prej 375 milionë euro, përfshirë disa automjete që nuk janë parë më parë në fushën e betejës në Ukrainë.

SHBA do të dërgojë 375 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë, ka konfirmuar Sekretari Amerikan i shtetit.

Antony Blinken deklaroi se paketa e re ndihmëse përfshin municione dhe automjete që mund të krijojnë ura mbi lumenj, raporton skynews.

Lexo më shumë  Osmani udhëtoi në Zvicër, merr pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën

Duke mbajtur një urë metalike prej 60 metrash, automjetet mund t’i ndihmojnë ukrainasit në një ofensivë të re.

SHBA-ja për herë të parë do ta furnizon me këso automjete shtetin ukrainas në luftën kundër Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt gjatë vitit të kaluar.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *