Lajme

Në Gjenevë protestohet kundër Asociacionit

Qindra qytetarë kanë protestuar të shtunën në sheshin kryesor të Gjenevës kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk duam ndarje në Kosovë”, “Bernë, thuaji jo autokratëve. Vuçiq = Putin”, ishin pankartat e protestuesve, shkruan “Letemps.ch”.

Reis Luzhnica, pjesë e asamblesë së qytetit të Zurichut ka thënë se Kosova është nën presion të madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshje “për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Lexo më shumë  Irani vendos tarifa dhe bllokon qarkullimin në Hormuz - Londra dhe Parisi planifikojnë patrullim mbrojtës

Ai ka thënë se kjo do të prodhonte një situatë si në Bosnje me Republikën Sërpska. “Nuk funksionon. Kosova është shtet multietnik”, ka thënë ai për mediumin zviceran.

Një tjetër kosovar ka thënë për këtë medium se me këtë marrëveshje do të ndahej Kosova në dysh. “Ne nuk jemi kundër popullit serb, por kundër Qeverisë së tyre”, ka thënë Bekim Hoti.

Lexo më shumë  BE nis pagesën e parë prej 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *