Bota

SHBA: Izraeli ka të drejtë “të ndjekë Hamasin”

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, ka ripërsëritur se SHBA-ja dëshiron të shohë rezultate në qëllimin e Izraelit për të shmangur viktimat civile në Gaza.

Sullivan thotë se ekziston një “çështje themelore e dinjitetit” që populli palestinez e meriton si qenie njerëzore dhe ai thotë se kjo i është përcjellë qeverisë izraelite, shkruan BBC.

Ai shtoi se Hamasi vazhdon të mbajë pengje në “kushte të rënda” dhe se ata “po përdorin civilët si mburojë, të fshehur pas spitaleve dhe shkollave”.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Sullivan përsëriti se Izraeli ka të drejtën “të shkojë pas Hamasit” duke marrë parasysh ligjin ndërkombëtar.

“Unë iu bashkova presidentit Biden në vizitën e tij më 18 tetor dhe mesazhi ynë atëherë është i njëjtë me mesazhin tim sot, që është se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin”, tha ai.

YouTube player