Lajme

Ndahen 5 milionë euro për zbatimin e projekteve të reja nga Fondi i Kosovës për efiçencë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e mbi 20 projekteve të reja nga Fondi i Kosovёs pёr efiçiencё tё energjisё.

Shuma prej 5 milionë euro është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e Masës 3.7 për tejkalimin e krizës energjetike në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, për zbatimin e projekteve të cilat janë paraparë për vitet 2023 dhe 2024.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

Në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë thuhet se gjatë dy viteve të fundit, Fondi për Efçiencë ka zbatuar plotësisht 70 projekte të efiçencës nëpër ndërtesa publike.

13 të tjera janë në fazën përfundimtare, shuma e këtyre projekteve kalon 12 milionë euro investime të financuara nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player