Lajme

Këshilli i Ambasadorëve thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Merrni pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më datë 17 Dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që duhet vlerësuar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Politikat shtetërore diskriminuese nga institucionet serbe, janë ende prezente.

Edhe në vizitën e tyre në Luginë, delegacioni i Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konfirmoi: mungesën e zhvillimit dhe perspektivës ekonomike; pengesat e panumërta në punësimin e shqiptarëve në institucionet qëndrore dhe lokale; mosnjohjen e diplomave të studentëve shqiptarë;pengesat në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare; vijimin e politikës dhe metodave absurde të çregjistrimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve autoktonë, etj.

Ndaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, me qëllim ruajtjen e përfaqësimit në kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, insistimin për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht për popujt pakicë.

Lexo më shumë  Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë
YouTube player