Bota

SHBA i tregon forcën Dodikut: Mos guxo të shtysh në konflikt Bosnjën!

SHBA-ja ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, theksohet në reagimin në Tëitter të ambasadës amerikane në Bosnje Hercegovinë.

Dodiku u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve perëndimore që të pranojnë qëndrimin se serbët nga Republika Sërpska “nuk mund të jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë”, sepse, siç tha ai, “koncepti i shtetësisë në Bosnje është një projekt anti-serb, që synon të eliminojë popullsinë serbe nga këto zona”.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodiku, raporton Beta.

Në reagimin e saj ambasada amerikane rendit disa fakte për të kundërshtuar Dodikun.

“Republika Srpska është një entitet në BiH. Ai nuk ekziston jashtë Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka të drejtë sipas kushtetutës së BiH që një ent ose ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet ose të bashkohet me një shtet tjetër. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen ndërsa ai e shtyn BiH drejt konfliktit. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe do të sigurojnë që ajo të ruajë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *