Lajme

Përfundon çdo procedurë, nga 1 janari pa viza

Zyrtarisht ka mbetur vetëm edhe hyrja në fuqi e liberalizimit e vizave për Kosovën, pasi vendimi u publikua të martën në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ky proces është teknik, e bazuar në nenin 2 të Rregullores, ajo do të futet në fuqi më 15 maj 2023.

Më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin final për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Miratimi u bë pa votim, pasi s’pati asnjë kundërshtim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë mjaftueshëm kohë të ndërmarrin fushata për informimin e qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e nevojshme për lëvizjen e lirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *