KryesoreLajme

Serbia renditet e para për krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor – Kosova e fundit

Indeksi Global i Krimit të Organizuar për vitin 2023 ka renditur Serbinë në mesin e tri vendeve me nivelin më të lartë të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq në bazë të këtij Indeksi, Kosova ka nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon.

Bazuar në të dhënat e këtij indeksi, në vitin 2021 Kosova kishte shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor me 5.19 pikë ndërsa këtë vit është vlerësuar me 4.97 pikë, duke u renditur përsëri në vendin e parë e përcjellë nga Maqedonia e Veriut me 5.03. Niveli i qëndrueshmërisë është vlerësuar me 5.08 pikë ndërsa në vitin 2021 ishte 4.42 pikë dhe renditet e treta pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Me 5.17 pikë renditet Shqipëria, duke qenë e treta pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Serbia është vlerësuar përsëri me nivelin më të lartë të kriminalitetit me 6.22, e përcjellë nga Mali i Zi me 5.90 dhe Bosnja dhe Hercegovina me 5.85. Sa i përket nivelit të qëndrueshmërisë, Maqedonia e Veriut rendit e para me 5.29 pikë e përcjellë nga Shqipëria me 5.13 dhe Kosova me 5.08. Bosnja dhe Hercegovina ka nivelin më të ulët të qëndrueshmërisë me 3.88 pikë.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Indeksi Global i Krimit të Organizuar në vlerësimin e saj bazohet në tre elemente kryesorë: Shtrirja, shkalla dhe ndikimi i 15 tregjeve kriminale, struktura dhe ndikimi i pesë llojeve të akterëve kriminalë, ekzistenca dhe kapaciteti i vendeve për të qenë të qëndrueshëm ndaj krimit të organizuar, i matur në 12 blloqe ndërtimi të qëndrueshmërisë.

Rruga Press

YouTube player