Lajme

Serbia padit serbin që tha emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë të mërkurën në një konferencë “të jashtëzakonshme”, se dikasteri që udhëheq ka ngritur padi ndaj serbit Boban Bogdanoviq, i cili të martën për portalin “Krik”, tha se e di kush e ka vrarë politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe kush e ka dhënë urdhërin për këtë.

Lexo më shumë  Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Bogdanoviqi tha se e ka amanet nga miku u tij i vrarë tashmë, Aleksandar Gligorijeviq, që të zbulojë emrat.

Dhe sipas tij, vrasësi është Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi, kurse urdhëruesi i vrasjes, Zvonko Veselinoviq, një biznesmen i përfshirë në aktivitete kriminale dhe funksionar i lartë i Listës Serbe, i ndjekur nga drejtësia në Kosovë.

Vuilini tha se “e ka ftuar Bogdanoviqin të dëshmojë me poligraf (mjet që detekton gënjeshtrën) në dorë dhe pasi ka refuzuar, sipas tij, ka vendosur ta padisë.

Lexo më shumë  Serbia i dha miliona të akuzuarit për sulmin në Banjskë

“Serbia është shtet serioz dhe nuk bën që të gënjehet kaq brutalisht”, tha Vulini.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *