Bota

Eksodi ukrainas, më i madhi që prej Luftës së Dytë Botërore

Kur kanë kaluar 35 ditë luftë, batica e refugjatëve ukrainas vazhdon të vërshojë drejt vendeve fqinje.

Bëhet fjalë për eksodin më të madh në territorin evropian që nga fundi i Luftës II Botërore dhe fundi i tij nuk është i afërt.

“Sot kaluam kuotën e 4 milionëve. Është një gur kilometrik tragjik, që do të thotë se në rreth një muaj 4 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre dhe nga komunitetet në atë që është eksodi më i shpejtë i refugjatëve në vitet e fundit”, thotë Alex Mundt, koordinator i UNHCR-së në Poloni.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Polonia ka pritur më shumë se gjysmën e refugjatëve, e ndjekur nga Rumania dhe Moldavia, që së bashku llogarisin rreth 1 milion.

Por Evropa po përjeton një valë të paprecedentë solidariteti në nivele të ndryshme. Ky karvan grash ka udhëtuar për 4 mijë kilometra për t’u sjellë ndihma refugjatëve. Shumë prej tyre kanë përjetuar një “shok” emocional.

“Është e vështirë. Dje pashë shumë fëmijë, si nënë mund të them se situata është e komplikuar. Dhe sërish, kur mbërritëm tek grupi i parë, refugjatët e vegjël na pritën me piktura dhe vizatime. Ne u japim atyre diçka dhe ata na japin diçka si këmbim”, shprehet Céline Péteille-Ducret, menaxhere agjencie udhëtimesh.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Pjesa dërrmuese e refugjatëve janë janë gra dhe fëmijë dhe vlerësohet se në territorin ukrainas ka mbi 6.5 milionë persona të zhvendosur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *