Lajme

Senatori amerikan i drejtohet Escobarit dhe Cholletit: Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të jetë një Republika Sërpska

Pavarësisht se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar, për Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve është marrëveshje ligjërisht e obligueshme, tha këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Chollet i bëri këto deklarata në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ku u diskutua për politikën e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. “Nuk po shohim zbatim të madh të kësaj marrëveshjeje nga asnjëra palë”, deklaroi Chollet.

Por, Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim, njofton Radio Evropa e Lirë.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Menendez tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen drejt normalizimit. Ai shtoi se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion, teksa shtoi se Vuçiq po vazhdon të përqafojë narrativë nacionalistë.

“Pas arritjes së Marrëveshjes, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim publik duke mos u pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes dhe refuzoi ta nënshkruante atë pasi ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kjo është pjesë e sjelljes së Vuçiqit, që thotë një gjë para liderëve perëndimorë dhe thotë diçka tjetër për popullin serb, përmes mediave të kontrolluara nga shteti. Duke kontrolluar sferën e informacionit dhe duke shtypur shoqërinë civile, Vuçiq vazhdon të përqafojë narrativët nacionalistë që pasqyrojnë idenë e ‘Serbisë së Madhe’, që është e ngjashme me vizionin e [presidentit rus, Vladimir] Putin për ‘Rusinë e Madhe’”, tha senatori Menendez.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Ai foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe rrezikun e krijimit të një Republike Sërpska.

“Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë”, paralajmëroi Menendez në nisje të kësaj seance të komitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *