Bota

Chollet trondit Vuçiçin, thotë se ka të vërteta në raportimin e New York Times për lidhjet me krimin

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Bob Menendes, pyeti dy zyrtarët e lart të departamentit të shtetit, Chollet dhe Escobar, mbi atë se sa besojnë ata mbi shkrimin investigues të Revistes “New York Times” dhe kredibilitetin e atij investigimi e cila tha ai “pikturoi kohët e fundit një pamje të ashpër të dhunës dhe ndërlidhjes së thellë me bandat e organizuara kriminale të Serbisë, dhe presidentit aktuar Alexander Vuçiç,.“Kështu tha që shpresoj se mund të më ndihmoni të kuptoj se cili është mendimi i Departamentit të Shtetit”, tha ai.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se beson që është i vërtetë raportimi New York Times e cila e lidh presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç krim të organizuar.

Chollet gjatë raportimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, i pyetur për këtë artikull nga senatori Bob Menendez nëse e beson si të vërtetë.

“Po besojmë se është. S’mund të flas për gjëra specifike, po ka shumë korrupsion atje”, tha ai.

I pyetur nga senatori Mendez nëse kjo mund ta bëjë Vuçiçin partnerë të rëndësishëm për SHBA-në, Chollet tha se “ky është test ndoshta dhe po e mbajme nje sy hapur”, duke shtuar se korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është i përhapur dhe se kjo do ta pengojë rrugën drejt integrimit në BE”.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

“Vuçiçin po e mbajmë përgjegjës dhe kolegët e tij për korrupsionin për sjelljet që po i bëjnë. Kemi vënë sanksione për shumë njerëz në krejt rajonin dhe e kemi bërë shumë të qartë se korrupsioni është kryesorja që e ndalon integrimin e rajonit në Evropë”, tha Chollet.

Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në dëshminë e tij përpara Komitetit për Punë të Jashtme ka folur për shqetësimet e senatorit Bob Mendez rreth Asociacionit.

Escbar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni është obligim ekzistues i Kosovës që e ka marrë në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA e ka përsëritur që janë për një model që nuk shkel rregullat evropiane, Kushtetutën e Kosovës apo që  prish funksionalitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

“Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin që ta zhbëjmë atë që Serbia po e bën sot me veriun dhe që ta fusim brenda strukturës së Kosovës, që e kontrollon dhe që është nën ligjet e Kosovës”, ka thënë Escobar.

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Mendez e ka pyetur këshilltarin special të Antony Blinken rreth problematikës së pesë vendeve të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Derek Chollet ka thënë se janë angazhuar në mënyrë aktive lidhur me këtë çështje, derisa ka thënë se angazhimi i SHBA-së do të varet në mënyrë specifike nga arritja e marrëveshjes për normalizim me Serbinë dhe implementimi i saj. Ai thotë se këtë ia kanë bërë të qartë miqve nga Kosova.

“Kemi qenë në mënyrë të angazhuar për këtë cështje. Dhe e kemi bërë të qartë për miqtë kosovarë që do të vazhdojmë të jemi të angazhuar intensifikisht, vecanërisht nëse do të arrihet arrëveshjen për normalizim, e pajtuar dhe e implementuar”, ka thënë Chollet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *