Bota

Historike/ Senati amerikan miraton njëzëri rezolutën, kërkon që Rusia të njihet si sponsor i terrorizmit

Senati amerikan miratoi njëzëri një rezolutë që i bën thirrje Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ta identifikojë Rusinë si sponsorizuese e terrorizmit, raportoi të enjten NYTIMES.

Ky vendim, sipas Senatit, u bazua në veprimet kriminale të Kremlinit në luftrat në Çeçeni, Gjeorgji, Siri dhe tash në Ukrainë.

Në rezolutë, thuhet se veprimet e liderëve rusë kontribuuan në vdekjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, ndërsa forcat e armatosura ruse kryen (në Ukrainë v.j.) shumë vrasje të civilëve. Senati bëri të ditur se rusët, për t’i fshehur mizoritë, i fshehën viktimat në varreza masive.

Lexo më shumë  Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

Masa të ngjashme për bllokimin e Rusisë u morën edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Kryetarja e kësaj Dhome, Nancy Pelosi, deklaroi se kjo rezolutë duhet të mbështetet.

Sipas NY Times, vetëm Departamenti i Shtetit ka fuqinë për të shtuar një vend në listën e vendeve sponsorizuese të terrorizmit.

Gazeta e përditshme amerikane shkroi se në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin janë Koreja e Veriut, Irani, Siria dhe Kuba.

Lexo më shumë  Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara

Ndër masakrat më të mëdha që Rusia i kreu ndaj Ukrainës deri më tani është ajo në Bucha, ku mbi 1 mijë persona, përfshirë gra, civilë e foshnje, u gjetën të masakruar. Krimi, që ndodhi prillin e këtij viti, u dënua nga bota perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *