Lajme

Propaganda e Ramës me lajmet nga Kina – Si u fut lajmi për “bujën” e turistëve në mediat greke

Të paktën kështu pretendohet në lajmin e shpërndarë sot me shumë krenari nga kryeministri Edi Rama. Lajmi që ka ofruar sipas Ramës për ndjekësit e tij, ka burim “eKathimerini”, version anglisht i një ndër mediave më prestigjoze në Shqipëri.

Shqipëria ka marrë famë në turizëm, kjo është deri diku e vërtetë, por lajmi paska shkuar deri në Kinë. Madje, edhe grekët (kampionët e turizimit në rajon), por lënë Mykonos, Santorinin, Ios, e ishuj të tjerë për të bërë pushimet në Shqipëri. Të paktën kështu pretendohet në lajmin e shpërndarë sot me shumë krenari nga kryeministri Edi Rama. Lajmi që ka ofruar Rama për ndjekësit e tij, ka burim “eKathimerini”, version anglisht i një ndër mediave më prestigjoze në Greqi. Duke u shpërndarë më pas edhe në mediat shqiptare.

FACTCHECK- Kush e futi lajmin për bujën e turistëve në

ARTIKULLI I PLOTË:

Pothuajse 200,000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti, duke qenë pjesë e më shumë se 2.5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin ballkanik në vitin deri në fund të qershorit. Shifra e përgjithshme e mbërritjeve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, tha në një raport të hënën Instituti i Statistikave të vendit (INSTAT). Vetëm në qershor, 876,056 vizitorë të huaj mbërritën në vend, një rritje prej 45% nga viti në vit.Rritja më e madhe në bazë vjetore është regjistruar për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199,943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti, sipas raportit, pas kufizimeve të vitit të kaluar për Covid.

FACTCHECK- Kush e futi lajmin për bujën e turistëve në

Titulli i lajmi dhe përshkrimi që i bënte kreu i qeverisë, sigurisht që të ftonin të klikoje mbi të. Në fakt, lajmi del që ka si burim një agjenci kineze, më konkretisht versionin anglisht të saj.

FACTCHECK- Kush e futi lajmin për bujën e turistëve në

Madje kanë hulumtuar aq thellë sa dhe kanë gjetur një burim zyrtar dhe të besueshëm; Institutin e Statistikave (INSTAT). Po përse duhet që fqinjët tanë jugor, grekët, të shkojnë deri në Kinë për të marrë një artikull për Shqipërinë, që ka të dhëna shqiptare. E që më pas bëhet ‘tërkuzë’ në Shqipëri dhe reklamohet me krenari nga Edi Rama. Veçse, nuk është sqaruar, tek këta shtetas grekë janë përfshirë shqiptarët e natualizuar në helenë, e që janë pajisur me dokumenta në shtetin fqinjë. Megjithatë me rëndësi është që na ka dalë ‘zëri’ për mirë deri në Kinë. Hulumtojnë dhe bëjnë dy rreshta artikull për turizimin tonë. Aspak e dyshimtë!/dosja/

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *