Lajme

Sekuestrimi në Rinas i pajisjeve të dyshuara për spiunazh, pistë hetimi lidhja me spiunazhin e Rusisë

Detaje të reja nga hetimet për pajisjen radiotransmetuese që u kap në Rinas dhe ndalimit të dy shtetasve britanikë të kombësisë skoceze që e posedonin.

SHISH po heton si u fut në territorin e Shqipërisë pajisja dhe a ndërhyn në valët e radiove të Shërbimit Informativ Shtetëror.

‘Njësia C (Njësia Kibernetike) e Policisë Shqiptare, shërbimi sekret shqiptar (SHISH), prokuroria e Tiranës po hetojnë sesi kjo pajisje është futur në territorin shqiptar pa u zbuluar dhe pa asnjë gjurmë. Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet nëse pajisja e radios mund të regjistrojë apo të ndërhyjë në valët analoge të radios të përdorura nga ushtria ose SHISH.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Një pistë hetimi e ngritur është se pajisjet mund te jenë të lidhura për spiunazh nga Rusia, por nga hetimet e deritanishme nuk është provuar që radioja mund të ndërhyjë në valët e radiove të përdorura nga ushtria apo SHISH, edhe pse ekspertët po punojnë dhe pajisja është laboratorin e kriminalitetit për ekzaminim më të thelluar’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *