KryesoreLajme

Së shpejti pritet të publikohet raporti i hetimeve për Banjskën

Kosova është duke e kryer një prej hetimeve më të mëdha në historinë e saj. Kështu ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në lidhje me hetimin e sulmit terroristë të 24 shtatorit në Banjskë.

Sveçla ka paralajmëruar se shumë shpejt Policia dhe Prokuroria do të publikojnë raportin për hetimin e sulmit terrorist ku mbeti i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serb.

“Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejtë do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejtë të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve”

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

“Dmth përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre uneë bësoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prouroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”, tha Sveçla në një konferencë për media të mbajtur sot bashkë me drejtorine e Përgjighshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
YouTube player