Gjeopolitikë

Paralajmërimi i kreut të ushtrisë belge: BE të përgatitet urgjentisht, s’përjashtohet përhapja e luftës! Rusia ka Serbinë aleatin vëllazëror në Ballkan

Ndonëse një skenar i frikshëm për t’u pranuar, një luftë që do të zgjeronte arenën e luftës nga Rusia duke përfshirë edhe Belgjikën nuk duhet të përjashtohet si mundësi. Dikur, ende pa sulmuar Ukrainën, Rusia portretizohej si një vend me risk dhe ambicie të mëdha, por arriti të kryejë të paimagjinueshmen. Këtë të mërkurë, kreu i Forcave të Mbrojtjes së Belgjikës, Michel Hofman, tha se Evropa ka arsye arsye për t’u shqetësuar e se duhet të përgatitet nga një përhapje e arenës së luftës dhe se nuk duhet të nënvlerësojë aleancën vëllazërore të Rusisë e Serbisë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për të sulmuar një fqinj.Evropa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, në mënyrë që të bindnin Rusinë nga hapja e një konflikti paralel me konfliktin në Ukrainë.”-  deklaroi Hofman.

Kreu i mbrojtjes belge saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.

Për momentin, Rusia është e angazhuar vetëm në një front: Ukrainën. Por një rritje e tensioneve midis vendeve të Ballkanit ka ngritur frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon të zgjerojë ndikimin e saj.

Putini ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në rajonet separatiste të Ballkanit me shumicë serbe (Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë).

YouTube player