KryesoreLajme

Partia Ruse arrin “sukses historik” në Serbi, Vuçiqi thotë që nuk i njeh, por janë ish-anëtarë të partisë e tij

Një parti ruse në Serbi që garoi në zgjedhjet e fundit ka shënuar një ‘sukses historik’ gjë që dëshmon përkrahjen e serbëve për politikat ruse në këtë vend.

Partia ruse, për të cilën presidenti Aleksandar Vuçiç tha se “nuk e di se kush janë ata”, do të ketë përfaqësuesin e saj në parlamentin republikan dhe atë krahinor.

Megjithatë, në të vërtetë Vuçiq duhet të dij për këtë parti për faktin se njerëzit që udhëheqin listën e saj kanë qenë anëtarë të shquar të SNS-së, partisë së Vuçiqit, për vite me radhë.

Në Asamblenë Kombëtare, partia ruse do të ketë një përfaqësues, bartësin e listës dhe kryetarin e partisë Slobodan Nikoliq, ndërsa në Kuvendin e Vojvodinës po ashtu do të ketë një, e mundësisht edhe dy deputetë, varësisht nga ndarja e mandateve.

Pra, është e sigurt se në parlamentin krahinor do të hyjë Ljubica Bertovic, psikologe nga Subotica dhe e para në listën krahinore, e cila përndryshe ishte anëtare e shquar e SNS-së në pushtet në Suboticë.

Në nivel republikan, Partia Ruse fitoi 0,3 për qind, dhe në nivel provincial, 1 për qind të votave dhe pasi mori statusin e pakicës (16 anëtarë të RIK ishin pro, 10 votuan kundër dhe një abstenoi) mjaftojnë këto shifra që ata të bëhen parti parlamentare.

Lexo më shumë  Haxhiu i reagon PDK-së: Stafi i Kuvendit s’është palë në betejat politike

Kjo parti është themeluar në Shabac në vitin 2013 dhe kryetari i saj Slobodan Nikoliq me profesion është ekonomist, por edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Serbo-Ruse “Vladimir Putin”.

Ai punoi në shoqatën “Pragu Serb 98”, i cili ndihmon beqarët vendas në martesat me gra nga Rusia. Ka qenë kandidat dhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Shabacit për dy mandate dhe këshilltar në Kuvendin e qytetit.

Në “emër të natalitetit”, kjo parti ishte deklaruar pro ndalimit të abortit.

Partia ruse mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet krahinore dhe e para në listë, Ljubica Bertoviq, është ndihmësdrejtoreshë në “Park Palić” dhe drejtoreshë e “Inkubatorit të Biznesit” në Suboticë, të themeluar nga qyteti.

Ajo është përfaqësuese e degës së Suboticës të Fondacionit “Svetozar Miletić”, i cili u themelua në Novi Sad nga sekretari aktual shtetëror Nemanja Starović, dhe ishte anëtare e Këshillit të Komunitetit Lokal “Dudova Šuma” para koalicionit SNS-SVM në vitin 2019.

Ajo në Suboticë njihet si një anëtare aktive shumëvjeçare e SNS-së, partisë së Vuçiqit, e dëshmojnë edhe postimet e shumta në rrjetet sociale, por para këtyre zgjedhjeve ajo ka çaktivizuar llogaritë e saj në të gjitha rrjetet sociale.

Në intervistën parazgjedhore, ajo e kishte thënë se e kishte të qartë se me kë nuk mund të bashkëpunonte. Pra, me pak fjalë me opozitën, sepse me Vuçiçin i kishte punët mirë.

Lexo më shumë  Në këtë klimë mosbesimi që ka kultivu spektri politik, është problem me i besu edhe LDK-së

“Ne jemi absolutisht të sigurt se nuk do të bëjmë marrëveshje koalicioni me të ashtuquajturit të djathtë të rremë blloku patriotik dhe ato opsione që do të shisnin shtetin dhe interesat e tij kombëtare, për hir të kthimit në pushtet”, tha Bertovic.

Denis Kolundžija, gazetar nga Cenzolovka, i cili me dekada e ka përcjellë punën e Kuvendit të Vojvodinës, thotë se nuk i njeh përfaqësuesit në listën provinciale të Partisë Ruse, përveç Bertoviqit, e cila përmendet si anëtare e SNS.

“Zakonisht ato lista që dyshohet se si i kanë mbledhur votat, në fund marrin më pak vota se sa kanë pasur nënshkrime, për shembull partia e Çedomir Jovanoviqit. Por këtë herë nuk ishte kështu me Partinë Ruse, ata morën tre herë më shumë vota se sa kishin firmat. Nuk i pamë në fushatë, nuk dëgjuam se ku dhe kur mbledhin firma, cili është programi i tyre, ku ishin stendat e tyre e kështu me radhë. A ishte e gjitha në rrjetet sociale dhe kanalet e telegramit, në ndonjë univers paralel nga yni, siç është rasti me listën e doktor Nestoroviqit, është e mundur”, tha Kolundžija. /The Geopost/

YouTube player