Bota

Sa pritet të shpenzojë SHBA për grurin nga Ukraina

Agjencia amerikane për zhvillimin ndërkombëtar (USAID) do të shpenzojë më shumë se 68 milionë dollarë për të blerë dhe transportuar deri në 150,000 tonë grurë ukrainas për Programin Botëror të Ushqimit. 

Siç raporton Wall Street Journal, kjo është marrëveshja më e madhe e eksportit të këtij lloji që nga pushtimi rus në muajin shkurt.

Agjencia e OKB-së historikisht e merr pjesën më të madhe të grurit të saj nga Ukraina dhe siç shpjegoi administratorja e Usaid-it, Samantha Power, megjithëse ky drithë shtesë do të përdoret për të ndihmuar me ushqimin njerëzit në vendet që përballen me urinë dhe kequshqyerjen e rëndë, nevojitet shumë më tepër për të ndihmuar botën të shërohet nga shkatërrimin e shkaktuar nga lufta brutale e Putinit. 

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 4.8 miliardë dollarë për Programin Botëror të Ushqimit deri më tani, më shumë se çdo vit tjetër. 

Disa nga këto donacione vijnë nga fondet emergjente humanitare që Kongresi i dha USAID-it në maj në përgjigje të konfliktit në Ukrainë dhe pasojave të tij globale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *