Bota

Rusia vë në listën e të kërkuarve vëllain e Alexei Navalnyt

Vëllai i Alexei Navalnyt është vënë në listën e të kërkuarve nga Rusia, sipas medias shtetërore ruse.

Një rast i ri kriminal është hapur kundër Oleg Navalnyt, duke e bërë atë person të kërkuar në Rusi.

Në vitin 2021 atij i është shqiptuar një vit dënim me kusht për thyerjen e rregullave të COVID-19, pasi ishte akuzuar se kishte bërë thirrje që të ndiqej një tubim i vëllait të tij, Alexei.

Lexo më shumë  Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë

Ai ishte dënur në mungesë, në shkurt të vitit 2022 me një vit burgim, për shkelje të dënimit me kusht.

Vendndodhja e tij nuk dihet. Ai ka udhëtuar në Qipro në vitin 2021, dhe nuk është kthyer në Rusi, sipas dokumenteve të gjykatës, të cituara nga agjencitë e lajmeve.

Alexei Navalny ka vdekur më 16 shkurt në burgun e sigurisë së lartë ku po mbahej në Rusi. Trupi i tij nuk i është dorëzuar ende familjarëve.

Lexo më shumë  Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player