KryesoreLajme

Sanduloviq kritikon Lajçakun e Borrellin: A nuk e shihni e kuptoni që Vuçiqi po punon kundër BE-së dhe NATO-s

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po punon kundër BE-së dhe NATO-s.

Sanduloviq në një postim në “X” ka shkruar se një gë të tillë tashmë duhet ta kuptojnë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe udhëheqësi republikan i Këshillit të Nju Jorkut, Joe Borelli.

Sanduloviq ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.

Lexo më shumë  SPAK: Dy të besuarat e Belinda Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

“Si duhet ta interpretojmë atë? Ju keni heshtur mjaft, na keni borxh përgjigje”, ka shkruar ai.

Sanduloviq pas homazheve që bëri në Prekaz, është rrahur brutalisht në Serbi, për çka akuzoi BIA-n serbe dhe Vuçiqin.

Lexo më shumë  “The Albanian Files” dhe Shqipëria e vizatuar nga Rama në “librin e rozë”, nga ‘vrasësi i flamingove’ te arkitektura që luan Zotin
YouTube player