Lajme

Raportimet nga rrethet, mijëra protestues nisen drejt kryeqytetit për protestën

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.Në Berat raportohet se janë të paktën 1 mijë qytetarë që janë nisur drejt Tiranës.

Edhe nga Korça raportohet se janë më shumë se 1 mijë demokratë që po udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Lexo më shumë  Gazeta kroate 'Jutarnji List': Vuçiqi është zënë në cep, qytetarët janë në panik, kërcënohen nga mungesa e karburantëve dhe ka gjithnjë e më shumë thashetheme për një opsion të ri intrigues

Ndërkohë në Tiranë kanë nisur përgatitjen për ngritjen e skenës përpara kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 17:30. 1000 forca policie do të jenë të angazhuara sot në kryeqytet për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Ndërkohë kontrollet po vijojnë edhe në qytete të tjera, teksa pritet që drejt Tiranës të vijnë makina dhe furgona të protestuesve.

Në Vlorë, policia ka shtuar kontrollet në dalje të qytetit, në hyrje të autostradës.

Lexo më shumë  Osmani: Vuçiqi arsyetoi masakrat si ministër, tani mohon Reçakun si president

Kontrollet janë të përqëndruara në dokumentacionin e automjeteve dhe tek personat me precedent penal.

Rruga Press

YouTube player