Bota

Rusia qëndron pas sulmeve në rajonin separatist të Moldavisë – thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “shërbimet speciale” ruse qëndrojnë pas një serie shpërthimesh në një rajon separatist pro-rus të Moldavisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Transnistria – e cila kufizohet me Ukrainën – ka parë një numër sulmesh në ditët e fundit.

Kështu, qeveria e rajonit, e mbështetur nga Rusia ka vendosur “alarmin e kuq” ndaj terrorizmit.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Por Ukraina ka pretenduar se këto janë të ashtuquajturat operacione “të rremë” – një përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe për të përhapur konfliktin.

Më parë, një këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin tha se rusishtfolësit në Moldavi po shtypeshin – i njëjti pretendim që po përdoret për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Ndryshe, thuhet se janë 1500 trupa ruse të stacionuara në rajonin e shkëputur të Moldavisë – i cili deri më tani nuk ka hyrë në luftën e Ukrainës.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Frika është se ata mund të hapin një front të ri në Perëndimin e Ukrainës ose t’i japin Moskës një justifikim për të “shkuar tutje” deri në Moldavi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *