Lajme

Dita e të Pagjeturve të Kosovës, ende nuk dihet fati i 1,600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës së fundit

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve, ndërkaq ende nuk dihet fati i më shumë se 1,600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, sot shënohet përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Lexo më shumë  Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Në nderim të tyre, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve dhe më pas në Mejë të Gjakovës.

Ndryshe, ende nuk dihet fati i më shumë se 1600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  “Akuzat për korrupsion dhe mungesë transparence”/ Reuters jehonë revoltës së shqiptarëve: Protestat, provë për kryeministrin Rama!

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *