Bota

“Lajm i keq për Rusinë, Ukraina po forcohet”

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka mirëpritur premtimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të dërguar më shumë armatime të rënda në Ukrainë pas bisedimeve në një bazë ajrore gjermane, shkruan Sky News.

“Një nga kërkesat e çuditshme të Rusisë në fillim të luftës ishte “çmilitarizimi i plotë” i Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.

Lexo më shumë  Infantino nën presion, i del kundër edhe Federata e Futbollit të Francës

“Pas takimit epokal të djeshëm të 40 ministrave të mbrojtjes, kam një lajm të keq për Rusinë. Kapaciteti, shpejtësia, logjistika, një gamë e zgjeruar armësh – Ukraina po forcohet”, shkroi ai tutje.

Një “koalicion i ri” i udhëhequr nga SHBA-ja prej më shumë se 40 vendeve po përgatiten të furnizojnë Ukrainën me armë për muaj, nëse jo vite.

Lexo më shumë  Funerali i ‘papranueshëm’ i Mlladiç/ Kroacia paralajmëron Serbinë për tërheqjen e mbështetjes për në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *