Bota

Rusia publikon pamjet ku pretendon se iu bë αtentαt Putinit

Në mediat ruse po qarkullojnë pamje ku pretendohet se ishte momenti kur Ukraina tentoi të sulmonte me dronë Zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin.

BBC-ja raportoi të martën se në pamje shihen disa persona që ngjitën në objekt, ndërsa ato filmime s’janë verifikuar nga mediumi.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se u përpoq ta vriste presidentin Putin, ndërsa akuzat i mohoi homologu i tij, Volodymyr Zelensky.

“Si rezultat i këtij akti terrorist, presidenti nuk u lëndua. Orari i tij i punës nuk ka ndryshuar, ai vazhdon si zakonisht. Pala ruse rezervon të drejtën të marrë masa hakmarrëse ku dhe kur e gjykon të përshtatshme”, vijon reagimi i rusëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *