Bota

SHBA-ja do të dërgojë 300 milionë dollarë ārmë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës rreth 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në kohën kur luftëtarët ukrainas po përgatiten për një ofensivë pranverore kundër ushtrisë pushtuese ruse.

Njoftimi zyrtar për ndihmën pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, thanë zyrtarët amerikanë.

Paketa do të përfshijë fishekë për artileri, obusë, raketa për sistemin Himars, mortaja dhe pushkë antitank.

Për herë të parë, SHBA-ja do të dërgojë edhe raketa Hydra-70, të cilat lëshohen nga avionët dhe mund të përdoren si mbështetje nga ajri për avancimin e forcave tokësore të Ukrainës.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Armët do të nxirren nga stoqet e Pentagonit.

Kjo do të jetë dërgesa e 37-të e armëve nga SHBA-ja në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht Ukrainën me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka ndërmarrë sanksione të ashpra.

Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në lindje të Ukrainës, e sidomos në qytetin e Bahmutit.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Shtëpia e Bardhë vlerësoi këtë javë se 20.000 luftëtarë rusë janë vrarë në Ukrainën lindore që nga dhjetori.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se pothuajse gjysma e tyre ishin pjesëtarë të grupit mercenar, Wagner.

Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, tha se luftëtarët e tij nuk po marrin furnizimet që u nevojiten, për shkak të mungesës së mbështetjes nga Moska.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *