Lajme

Hoti kërkon unitet për çështjen e personave të zhdukur: Deklarata e miratuar është hap i rëndësishëm

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, e ka cilësuar si hap të rëndësishëm miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel.

Përmes një reagimi publik të bërë të mërkurën, Hoti ka thënë se deklarata e miratuar ka një qëllim kryesor: Zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Sipas tij, për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave përfshirë edhe dokumentet e klasifikuara, mbi vendndodhjen e personave të zhdukur.

“Për herë të parë, është arritur të përfshihet termi “të zhdukur me forcë”, që është tregues i qartë për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë, dhe nga sot, nuk ka më vetëm persona të zhdukur, por edhe persona të zhdukur me forcë nga shteti Serb në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Policia konfiskoi sasi të konsiderueshme të armatimit, dyshohet se mbeti nga sulmi i Banjskës

“Ju lutem referojuni Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë, të OKB-së. Ju lutem referojuni Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në të gjeni termin identik të njëjtë me termin e përdorur në Deklaratë. Ju lutem shfletoni internetin dhe gjeni shembuj të shteteve tjera që kanë përdorur termin e njëjtë me deklaratën tonë”.

Lexo më shumë  Gërvalla në veri: Tani ndihet kujdesi i shtuar ndaj kësaj pjese të harruar

“Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet urgjenca e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet nevoja për bashkëpunim dhe mos bllokim në gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive. Tashmë kemi një dokument zyrtar në të cilin theksohet që Bashkimi Evropian përmes Komisionit të përbashkët do të involvohet direkt në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet që duhet të adresohen nevojat dhe të drejtat e familjeve të personave të zhdukur”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *