Bota

Kreu i mercenarëve të Wagner: Ukraina ka nisur kundërofensivën ushtarake

Udhëheqësi i forcës mercenare të Grupit Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin shprehu besimin se kundërofensiva e Ukrainës kishte filluar tashmë dhe se forcat e tij po vëzhgonin përgjatë frontit.

Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij për shtyp në Telegram, Prigozhin tha se “faza aktive” e kundërofensive do të fillojë në ditët në vijim, shkruajnë mediat e huaja.

Ukraina është zotuar të mbrojë Bakhmutin, një qytet që Rusia e sheh si një hap për të sulmuar zonat e tjera të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *