Bota

Rusia paralajmëron SHBA-në se do të ketë pasoja të paparashikueshme nëse Uashingtoni armatos Ukrainën

Moska i ka thënë SHBA-së se mund të ketë “pasoja të paparashikueshme” nëse Uashingtoni vazhdon t’i ofrojë armë Ukrainës, sipas raporteve.

Washington Post citoi një notë diplomatike ruse drejtuar SHBA-së.

Thuhet se: “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Deri më tani, SHBA-ja ka dhënë gjithsej 1.7 miliardë dollarë ndihmë amerikane për Ukrainën.

Në fillim të këtij muaji u miratuan 100 milionë dollarë armë antitank Javelin, nga stoqet e ushtrisë amerikane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *