Bota

“Rusia e dobësuar nga lufta”/ Zyrtari amerikan: Ukraina sot më e fortë dhe afër Evropës

Këshilltari amerikan për politikën e jashtme, Derek Chollet, ka vlerësuar se nisja e një agresioni rus ndaj Ukrainës dhe zgjatja në kohë e luftës, e ka dobësuar Moskën.

Në një prononcim për BBC, ai është shprehur se Rusia është më e dobët tani se sa ishte kur filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Lexo më shumë  Avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë ndaj Ukrainës

“Moska tashmë ka pësuar një “disfatë strategjike”, thotë Chollet.

Ai shpjegon se ekonomia ruse është “shkatërruar” nga sanksionet dhe ushtria e saj është varfëruar.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se sa i përket Kievit, ai është tashmë  i fortë falë mbështetjes së Perëndimit, dhe më afër Europës së para nisjes së luftës.

“Ukraina është më e fortë sot dhe më afër Perëndimit. Dhe NATO është gjithashtu më e fortë. Këtu po flasim për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Nato. Kjo nuk ishte në asnjë nga listat tona”, është shprehur Chollet.

Lexo më shumë  Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *