Bota

Rusia akuzon Poloninë për shkatërrim marrëdhëniesh, zotohet për hakmarrje

Rusia ka akuzuar te enjten Poloninë se po përpiqet të shkatërrojë marrëdhëniet duke dëbuar 45 diplomatë rusë, për çka është zotuar se do të përgjigjet ashpër.

Ambasadori rus në Varshavë, Sergej Andreev, ka thënë se Polonia, e cila njoftoi të mërkurën se po dëbonte diplomatët me dyshimin se punonin për inteligjencën ruse, ka bllokuar gjithashtu llogaritë bankare të ambasadës, raportoi Reuters.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se dëbimet janë “një hap i vetëdijshëm drejt shkatërrimit përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe”. “Rusia nuk do ta lërë këtë sulm armiqësor pa përgjigje”.

Rusia të mërkurën ka dënuar atë që e quajti një propozim të pamatur nga Polonia, anëtare e NATO-s, që paqeruajtësit ndërkombëtarë të armatosur duhet të dërgohen në Ukrainë.

Ambasadori Andreevi ka thënë se llogaritë bankare të ambasadës janë bllokuar mbi bazën se ato mund të përdoren për pastrim parash ose financim terrorizmi.

Lexo më shumë  Scholz e Macron: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *