Bota

“Rusia është një hap larg nga sulmimit të Polonisë”

Agresioni i Rusisë kundër Polonisë ose një shteti tjetër të BE-së është i mundur në të ardhmen e afërt.

Kështu deklaroi Andrii Deshchytsia, ambasadori i Ukrainës në Poloni në një intervistë me video për “Evropeyska Pravda”, raporton Rruga Press.

“Rusia po përgatitet të sulmojë Poloninë. Misionet diplomatike, përfshirë Ambasadën Ruse në Varshavë, ndoshta e kanë këtë informacion. Dhe ata po mbulojnë gjurmët e tyre”, tha ambasadori ukrainas.

Ai iu referua tymit mbi ambasadën ruse në Varshavë. Një tym i ngjashëm mbi ambasadën e Federatës Ruse në Kiev u vu re në prag të pushtimit.

“Është e qartë pse po e bëjnë këtë, nëse do të kishte informacion dhe dokumentacion që nuk do t’i shkaktonte dëm Polonisë, as nuk do ta digjnin, edhe sikur të dilnin nga ambasada.
Por nëse dokumentet apo arkivat në Ambasadë përmbajnë prova për ndonjë aktivitet subversiv të diplomatëve rusë në Poloni, kjo është një akuzë e rëndë dhe një argument serioz që mund të përdoret më vonë në një gjykatë penale ndërkombëtare kundër Rusisë”, tha Deshchytsia.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Ai beson se Rusia tani po përpiqet të krijojë një pretekst për përdorimin e armëve.

“Rusisë i duhej të paktën një justifikim për të pushtuar Ukrainën. Por për të hyrë në Poloni, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, është e nevojshme të përgatitet shumë më seriozisht. Rusia duhet të ketë argumentë seriozë se pse synon të ndërhyjë në jetën e brendshme të Polonisë dhe ta sulmojë atë”, tha ai.

Shkatërrimi i ndërtesës së ambasadës ruse mund të jetë një arsye e tillë. “Atëherë, nën këtë pretekst, Rusia do të dërgonte spetznaz (forca speciale) për ta mbrojtur atë. Gjatë një operacioni të tillë, ka provokim, një ushtar rus vritet dhe pastaj Rusia ka një arsye për të dërguar trupat e saj,” shtoi Deshchytsia.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Ai saktësoi se qeveria polake aktualisht po përpiqet të minimizojë këtë rrezik.

“Ju e dini se qeveria polake ka vendosur të dëbojë rreth 40 diplomatë rusë të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete spiunazhi dhe sabotazhi. Dhe kjo konfirmon se Polonia po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar përhapjen e luftës në territorin e saj dhe për të ndaluar provokimin e mundshëm nga shërbimi special rus apo të ashtuquajtur “stafi diplomatik”, shpjegon ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *