Lajme

Jo vetëm Covid-19, tuberkulozi po prek të rinjtë, prindërit të mos refuzojnë vaksinën

Pandemia e koronavirusit mori vëmendjen e të gjithëve duke neglizhuar sëmundjet e tjera. Në ditën botërore të tuberkulozit mjekët bëjnë thirrje përkujdes dhe ndërgjegjësim. Kjo sëmundje po shfaqet edhe te të rinjtë mbi 15 vjeç për shkak kequshyerjes dhe mënyrës së jetesës.

Sipas mjekëve infektimi i të rinjve rrezikon për përhapjen e sëmundjes e cila prej vitesh ka incidencë të ulët në vendin tonë.

Lexo më shumë  Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Tuberkulozi është një sëmundje që parandalohet dhe shërohet. Mjekët specialistë thonë se vaksinimi kundër tuberkulozit, që bëhet në ditët e para të jetës, ka ulur ndjeshëm  rastet në Shqipëri. Por nga ana tjetër theksojnë rrezikun e madh tek ata fëmijë që prindërit ua kane refuzuar vaksinat e detyruara të kalendarit. Tuberkulozi është një sëmundje që më shpesh prek mushkëritë. Ajo përhapet tek njerëzit përmes ajrit, gjatë kollitjes dhe teshtimës së  personave te infektuar.

Afërsisht 1 e katërta e popullsisë në botë ka tuberkuloz jo aktiv, nuk  janë të sëmurë dhe as e transmetojnë. Peronat më imunitet të dobët, duhanpirësit, të kequshqyerit kanë rrezik më të madh për t’u sëmurur nga tuberkulozi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *