Lajme

Rrustemi: S’do të ketë abuzime e keqpërdorime me çmimet e librave nga shtëpitë botuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se nuk do të ketë abuzime dhe keqpërdorime me çmimet e librave shkollore nga shtëpitë botuese, e gjithashtu as shpenzime nga prindërit, të cilët pritet të subvencionohen nga Ministria e Arsimit për furnizimin me to.

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Rrustemi ka thënë se kritikat e opozitës janë të paqena dhe të paarsyeshme.

“Ka pasur shumë debat, shumë zhurmë, një përpjekje e opozitës që ta deformojë çështjen me gjysmë të vërteta e spekulime. Ministria e Arsimit do të sigurojë tekste shkollore për të gjithë fëmijët ashtu siç shihet në baza ligjore. Këtu do të kemi pajisje me tekste shkollore në ndërkohë që nuk do të ketë shpenzime nga prindërit e gjithashtu nuk do të ketë abuzime, keqpërdorime me çmime të librave nga shtëpitë botuese. Ministria në njërën anë do të sigurojë librat për të gjithë nxënësit siç parashihet, në anën tjetër do të menaxhojë me nikoqirllëk paranë publike sepse e ka për detyrë. Këto kritika që i pamë të opozitës, janë të paqena dhe të paarsyeshme”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Rrustemi ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator sipas planifikimeve dhe rregullave.

Ai i ka akuzuar disa nga drejtuesit e SBASHK-ut se po përdoren si leva për ta penguar punën e Qeverisë.

Nxënësit dhe prindërit nuk do ta pësojnë dhe nuk duhet ta pësojnë. Gjithçka është në përputhje me planifikimet dhe rregullat, gjithçka do të fillojë më 1 shtator. Besoj që nesër gjatë ditës, më së largu të enjten në mëngjes do të kemi një konferencë për media të Ministrisë së Arsimit, kudo të bëjë të qartë të gjithë procedurën, procesin, afatet për pajisjen e nxënësve me tekste. Mu më vije keq që drejtuesit e SBASHK-ut, disa prej tyre, po përdoren si leva për ta penguar punën e kësaj qeverie”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Rruga Press

YouTube player