Lajme

Ndalimi i mallrave serbe – Bizneset kosovare me alternativa të tjera për furnizim

Bizneset kosovare kanë nisur të gjejnë alternativa të tjera për furnizim me mallra, pasi Qeveria e Kosovës, në qershor të këtij viti, kishte ndaluar importin e atyre serbe.

Mirëpo, të njëjtat kanë thënë se nga ky vendim janë dëmtuar, pasi nuk kanë mundur të furnizohen me mallin për të cilin kishin paguar, e as nuk u janë kthyer paratë nga kompanitë me seli në Serbi, raporton RTK.

Kompanitë me seli në Serbi kanë refuzuar t’ua kthejnë paratë bizneseve kosovare që s’kanë mundur t’ua dërgojnë mallrat, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importimit të tyre.

Ndërkaq, bizneset tashmë kanë filluar të furnizohen me mallra nga shtetet e tjera, ndonëse thonë se u kanë kushtuar më shtrenjtë.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Nga Qeveria e Kosovës deklaruan se janë optimistë se situata e përmirësuar do ta mundësojë largimin e masave në kufi, mirëpo shtuan se nuk duhet të nxitohen në këtë drejtim.

Ekzekutivi kishte marrë vendim për ndalimin e kamionëve me mallra serbe më 15 qershor të këtij viti, si përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Kjo ka ndikuar që për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën e Veriut, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, pothuajse nuk ka produkte nga Serbia. Mungesë e këtyre produkteve vërehet edhe në komunat tjera të Kosovës.

Këtë e dëshmojnë qytetarët dhe afaristët, ndërkaq kjo mund të konstatohet edhe nga raftet e dyqaneve, ku janë të renditura kryesisht produkte nga vendet e rajonit.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Njëri nga afaristët nga Mitrovica e Veriut, i cili këmbënguli të mbetet anonim, shpjegon se qumështi “Imlek” nga Serbia është zëvendësuar me “Bimilk” nga Maqedonia e Veriut dhe në vend të ushqimit të ngrirë “Frikom”, po ashtu nga Serbia, në ofertë është “Ledo” nga Kroacia.

“Na u desh të riorientoheshim dhe të blinim mallra që janë në dispozicion me shumicë. Po gjendemi ashtu siç na imponohet. ‘Bimlek’ nga Manastiri (nga Maqedonia e Veriut) është i njëjtë me ‘Imlek’ (nga Serbia), ndërsa produktet ‘Swissllion’ nga Serbia i zëvendësojmë me të njëjtat produkte që vijnë nga Maqedonia e Veriut”, tha para pak ditësh për Radion Evropa e Lirë, ky biznesmen.

Rruga Press

YouTube player