Lajme

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40 gradë

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëve të të nxehtit afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtra. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lexo më shumë  PNUD hedh alarmin për të moshuarit në Shqipëri, po troket kriza humanitare

Kosova

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndersa gjatë pasdites pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parametri i erës nuk do të jetë problematik, ndersa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 35°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë gjithë 24 orëshit, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të republikës së Maqedonisë së Veriut, por nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke rikthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke shënuar vlerën 40 gradë C në qytetin e Shkupit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit Europian ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Konkretisht në rajonin e Mesdheut, gadishullin e Ballkanit si edhe jugun e Italisë ku priten vlera mbi 40 gradë C, kjo si pasojë e valëve të nxehtit afrikan. Ndërsa zhvillimi i një qëndre ciklonare në veri – veriperëndim të Europës do të sjellë vranësira dhe shira intensivë ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate përkatësisht në: gadishulli Skandinav, rajonin e Balltikut, ishujt Britanikë si edhe disa zona të izoluara në Alpet e Europës.

Rriga Press

YouTube player