Lajme

Rron Gjinovci tregon problemet që kanë me i pas policët e liruar nga Serbia për shkak të fletarresteve ndërkombëtare

Analisti politik Rron Gjinovci ka reaguar pasi Serbia sot ka liruar policët e kidnapuar.

Gjinovci përmes një postimi në Facebook, thotë se, policët nuk janë liru, por sipas tij janë të shlirë për t’u mbrojt në liri.

Ai thotë se, ata kanë me u përndjek e kane me pas probleme me udhëtu tërë jetën, për shkak të fletarresteve ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Sipas tij, Serbisë duhet me i vendosë sanksione derisa t’i liron gna çdo akuzë.

Ai e quan Serbinë shtet mafioz.

Postimi i plotë:

Policët nuk janë liru, pra nuk janë të lirë, po veç të shlirë, pra janë shliru me u mbrojt në liri. Policët kanë me u përndjekë e kanë me pasë probleme me udhëtu tan jetën për shkak të fletarresteve ndërkombëtare. Prandaj duhet me i vendosë sanksione deri sa t’i liron nga çdo akuzë sepse Serbia osht shtet mafioz, po shtet mafioz i lodht e i diskreditum, që e kupton veç gjuhën e forcës. A qare pa i lshu fizikisht s’ka pasë, ajo u ditë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre
YouTube player